I kishte rezistuar Covid-19, shteti europian pezullon futbollin
Kufizime të reja priten të vijnë në Rusi dhe menjëherë nisma ka ardhur nga Moska. Kryebashkiaku i kryeqytetit, për shkak të përhapjes së koronavirus, ka ndaluar manifestimet sportive në Moskë deri në datën 10 prill.

Kështu, anulohen 4 ndeshje të kampionatit që do të zhvilloheshin në këtë qytet. Skuadrat që goditen janë Spartak dhe CSKA Moska, por edhe Lokomotiv.

Deri tani, në Rusi ka pasur vetëm 63 raste me Covid-19, por Putin ka vendosur që të mbyllë kufinjtë me Bjellorusinë.
Shtuar më 16/03/2020, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori