I madhi Cristiano Ronaldo, 50 "hat-trick" në karrierë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me katër golat e realizuar sonte kundër Gironas, Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 22 finalizimeve në La Liga këtë edicion futbollistik.

Kjo është hera e 50-të që Ronaldo shënon tre apo më shumë gola në një ndeshje, një arritje shumë e madhe për yllin portugez.

Gjithashtu portugezi arriti edhe diçka tjetër interesane, ku në nëntë sezone me radhë me fanellën e Real Madridit, Ronaldo realizon së paku 20 gola në La Liga që kur u transferua nga Manchester Unitedi në vitin 2009.

Sezoni më i mirë në karrierë është ai më 2014/15 ku kishte shënuar 48 gola në 35 paraqitje në La Liga. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori