I madhi Kante, mbetet modest si gjithmonë
Mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante, nuk ka pranuar që paga e tij të bëhej përmes një kompanie në Jersey të SHBA-së, e cila do t’ia kishte mundësuar atij të mos paguante shumë të lartë taksash.

Në njërin nga artikujt e fundit të publikuar prej informatave të nxjerra nga Football Leaks, është zbuluar se vetëm gjashtë javë para se Kante të largohej nga Leicesteri në vitin 2016, një kompani me inicialet e francezit, e quajtur NK Promotions, ishte regjistruar në Jersey, për t’i mundësuar lojtarit të paguajë 10 përqind më pak taksa.

“N’Golo dëshiron një pagë normale”, i kishte shkruar drejtuesve të Chelseat këshilltari i Kantes në maj të vitit 2017.

“Pasi i lexuam artikujt e shumtë të gazetave për të drejtat e imazhit dhe hetimet për shmangie taksash ndaj lojtarëve dhe klubeve, N’Golo është i shqetësuar se ideja e propozuar nga kjo mund të jetë më pajtueshmëri me rregullat e autoriteteve taksore dhe ai ka vendosur të mos rrezikojë”.
Shtuar më 14/11/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori