I mbijetoi tragjedisë ajrore të Chapecoenses, gazetari brazilian ndahet nga jeta
Rafael Henzel ishte një ndër 6 personat që i mbijetoi tragjedisë ajrore në vitin 2016, ku humbën jetën 71 persona, fshirë pjesën më të madhe të ekipit brazilian.

Tani, dy vite e gjysmë më vonë, Henzel është bashkuar në qiell me shokët e atij fluturimi të mallkuar, sepse një atak kardiak i ka marrë jetën këtë të martë.


Vetëm 45 vjeç, gazetari radiofonik ishte pjesë e pandashme e klubit bardhejeshil, ndërsa tragjedia e goditi në një ndeshje futbolli me miqtë e tij.

Chapecoense ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes kundër Criciuma-s, në plan për këtë mesjavë, ndërsa në faqen e vet zyrtare shkruan: "Chapecoense i shpreh ngushëllimet familjes së gazetarit Rafael Henzel. Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Rafael rrëfeu në formë të jashtëzakonshme historinë e Chapecoense-s. Do të mbetet një simbol i rindërtimit të klubit dhe do të jetë përjetë në faqet bardhejeshile të këtij institucioni".
Shtuar më 27/03/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori