I mori fitoren nga duart, trajneri tregon pse Higuain vlen 90 mln euro
Pëlqej
Trajneri i Sporting Lisbonës, Jorge Jesus, ka thënë se Juventusi ka paguar 90 milionë euro për Gonzalo Higuain, për mbrëmjes si ajo e së martës.

Higuain arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 në fundin e pjesës së dytë. Pas këtij barazimi Juventusi mbetet tri pikë para Sportingut, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Higuain? Juve ka paguar 90 milionë euro për mbrëmje si kjo”.

“Megjithatë, ne ende kemi një shans për të kaluar tutje. Barcelona nuk ka shënuar tre gola si kemi bërë ne në Greqi dhe unë nuk mendoj se edhe Juve do ta ketë të vështirë, kështu që gjithçka është e hapur.

“Nëse luajmë ashtu apo siç kemi bërë në Torino, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë edhe në Barcelonë”, ka thënë Jesus.

Sporting ka barazuar me Juventusin 1-1 në një ndeshje që portugezët ishin në epërsi. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori