I mori trofeun në shtëpi, Bayerni uron Drogban për pensionim nga futbolli (FOTO LAJM)

Didier Drogba i ka dhënë fund aventurës së tij në futboll si një lojtar dhe sot ai ka është befasuar nga një prej “viktimave” të tij, Bayern Munich.

Gjermanët përmes një postimi në “Facebook” kanë postuar një foto të Drogbas në stadiumin “Alianz Arena” dhe shkruajnë: “Ju thyet zemrat tona, por ne sërish duam t’iu përgëzojmë për karrierën e mrekullueshme. Gjithë të mirat në të ardhmen, Didier Drogba”.

Kujtojmë se në finalen e Champions League në vitin 2012 Chelsea barazoi rezultatin në minutat e fundit të lojës pas një goli nga Drogba i cili më pas në gjuajtjet e 11-metërshave godet penalltinë e fundit, atë vendimtaren dhe i jep trofeun skuadrës së tij.
Shtuar më 22/11/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori