I "padëshiruar" nga Mourinho, PSG tenton të rrëmbejë yllin e Tottenham
Dele Alli është kthyer në “të padëshiruarin” e Jose Mourinhos, teksa përfundoi jashtë listës së Tottenham për ndeshjen e sotme kundër Southampton.

Tekniku i Spursave zgjodhi të mos e përfshinte në grumbullim dhe një krisje duket se ka ndodhur mes trajnerit portugez dhe futbollistit, nga e cila është gati që të përfitojë PSG.

Britanikja "Telegraph" raporton se gjigantët francezë të PSG-së duan të bëjnë bashkë me Mbappen dhe Neymarin edhe Dele Allin, që shihet si një vlerë e shtuar në ekipin parizien.

Ende nuk bëhet e ditur nëse kërkohet huazimi apo blerja e përhershme, megjithatë interesimi ekziston dhe ditët në vijim mund të sjellin zhvillime të reja.
Shtuar më 21/09/2020, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori