"Los Blancos" po planifikojnë që krahas parave, Manchester
Unitedit t’i ofrojnë edhe lojtarë
Real Madridi nuk ka hequr ende dorë nga Paul
Pogba.
Gjiganti spanjoll po mendon të provojë edhe në janar për ta transferuar mesfushorin francez.
Sipas mediave britanike, "Los Blancos" janë të gatshëm që, krahas parave, Manchester
Unitedit t’i ofrojnë edhe futbollistë për përfaqësuesin francez.
"Daily Mail" shkruan se
gjiganti spanjoll është i gatshëm ta sakrifikojë mesfushorin gjerman, Toni Kroos për të ardhur deri tek
Pogba.
Kampionin e botës me Francën e pëlqen tej mase trajneri Zinedine Zidane, i cili e do sa më shpejt të jetë e mundur në "Santiago Bernabeu".
Shtuar më 17/10/2019,
ora 16:35