EKSKLUZIVE/ Shako tregon për herë të parë së për kë bën tifo!
MËKAT/ Po shkëlqente në Seria A, dëmtohet Marash Kumbulla
Një ndër lojtarët më në formë të Kombëtares kuqezi është padyshim Marash Kumbulla.

Djaloshi po bën paraqitje fantastike me Veronën e tij, por ditën e sotme në sfidën ndaj Bresicas, Kumbulla ka lënë fushën i dëmtuar.

Vetëm 14 minuta ka zgjatur ndeshja e tij, teksa pas konsultimit me stafin mjekësor, ka vendosur të mos ta vazhdojë më tej sfidën.

Të tjera ekzaminime pritet të bëhen për të mësuar shkallën e dëmtimit të Kumbullës, që padyshim është mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren tonë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer.
Shtuar më 03/11/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori