I "pakalueshmi" Jashanica, në formacionin e javës
Pëlqej
Që Skënderbeu nuk pësoi gol në sfidën e “Elbasan Arena”, ndaj Partizanit të Beogradit, një meritë të jashtëzakonshme e kishte Bajram Jashanica.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ishte lojtari më i mirë në fushë për korçarët, duke u konfirmuar edhe një herë tjetër si një lojtar i pakalueshëm në rolin e tij. 27-vjeçari i cili pas Latifit mund të jetë shitja e rradhës për Skënderbeun, zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer ndaj skuadrës serbe dhe me meritë Jashanica është përfshirë nga faqja zyrtare e UEFA-s, në formacionin më të mirë të javës të ruandit të tretë të ndeshjeve në grupe në Europa League.

Sajti zyrtar i UEFA-s, ka vlerësuar Jashanicën për paraqitjen e shkëlqyer që zhvilloi ndaj Partizanit të Beogradit duke nënvizuar se kosovari ndërpreu 7 askione të kundërshtarëve, u shfaq si një gjigand i vërtetë në lojën në ajër duke fituar 5 duele ajrore ndërsa spastroi zonën në 4 raste të tjera. Ishin këto statistikat mbresëlënëse që e përfshinë Jashanicën në 11-shen më të mirë të javës në Europa League. / albeu.com /
Shtuar më 20/10/2017, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori