I pandalshmi Joshua flet pas triumfit kundër Parkerit
Pëlqej
Anthony Joshua ka mposhtur Joseph Parkerin, falë vendimit unanim të tre gjyqtarëve, ku dy gjyqtarë ia dhanë fitoren me rezultat 118:110, ndërsa njëri 119:109.

Pasi triumfoi Joshua u pa i lumtur pas unifikimit të titujve, lavdëroi kundërshtarin e tij, Parker, dhe nuk harroi të thotë se është ai kampioni i padiskutueshëm i botës.

“Strategjia ime ishte të qëndroja prapa goditjeve dhe kjo më siguroi një tjetër rrip titulli botëror”, ka thënë fillimisht Joshua pas ndeshjes.

“Mendova se ishte e vështirë, por duke shkuar në dymbëdhjetë raunde ishte punë e lehtë”.

“Unë e di se bastet thoshin se unë mund të jepja një nokaut, por nuk ndodhi. Parker ishte një kampion botëror”.

“Kjo ishte një ndeshje boksi, jo një luftë. Parker tha se kjo do të ishte luftë, thashë se kjo do të ishte finesë në boks”.

“Mos harroi se unë jam kampioni i unifikuar i botës për pesha të rënda. Janë 21 luftëra profesionale me gjatë tituj të botës”, përfundoi britaniku. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori