I papërmbajtshëm, talenti shqiptar i jep fitoren skuadrës greke
Ekipi i Panionios fitoi ditën e sotme në transfertë, 0-2 përballë Smyrnis, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Superligës greke. Dhe, të dy golat u shënuan nga talenti shiqiptar, Fiorin Durmishaj.

Nga një rrjetë për secilën pjesë, shërbeu që Panionios të marrë fitoren e parë këtë sezon, dhe të ngjitet në vendin e 11 me 4 pikë. Në fillim, 21-vjeçari i Shpresave të Shqipërisë shënoi në minutën e 37-të, pasi u shërbye saktë nga e majta, dhe nuk fali shumë pranë portës.

Më pas, në pjesën e dytë, Durmishaj shtangu portierin, teksa shënoi me kokë pas një krosimi nga e djathta, duke siguruar kështu 3 pikët për ekipin e tij.
Shtuar më 30/09/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori