I plasin fishekzjarrët në duar, futbollisti i gjigantit turk rrezikon shikimin (VIDEO)
Omar
Elabdellaoui,
futbollisti i
Galatasaray, ka përjetuar një moment mjaft të keq në momentet e ndërrimit të viteve, pasi në
duar i kanë shpërthyer fishekzjarrët. Kjo konfirmohet edhe nga klubi turk.
Elabdellaoui do të duhet të bëjë një ndërhyrje në
duar dhe në sy pas asaj që ka ndodhur, ndërkohë që mediat turke raportojnë se
futbollisti mund të rrezikojë edhe shikimin.
Shpresohet që kjo të mos ndodhë. Te
Galatasaray janë në pritje të përgjigjes së mjekëve, të cilët kanë në dorë gjithçka tani. Gjithsesi ka sinjale pozitive, pasi mjeku i lojtarit është shprehur se gjendja e
Elabdellaoui është më e mirë sot.
Shtuar më 01/01/2021,
ora 14:59