I shënoi gol Milanit, Napoli interesohet për Bastonin
Spezia është ekipi që erdhi nga Serie B dhe po bën një paraqitje të kënaqshme me elementë që po tërheqin vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Ndeshja ndal Milanit ishte ndoshta ndeshje më e mirë e këtij sezonit, dhe padyshim që elementët dolën në pah.

Autori i golit, Bastoni që është duke bërë një sezon mjaft mirë ka zgjuar interesin e Napolit.

Hysaj dhe Ghoulam pritet të largohen në fund të sezonit, ndaj te Napoli shohin Bastonin si lojtarin e duhur për korsinë e majtë, duke qenë se krahun tjetër e kanë blinduar me një tjetër italian si Di Lorenzo.
Shtuar më 16/02/2021, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori