I shënoi Tottenhamit, të gjithë duan yllin e Ajax-it
Donny Van de Beek është një nga talentet e shumta të Ajaxit, që po udhëheqin skuadrën holandeze drejt sukseseve, teksa me golin kundër Tottenhamit, ka zgjuar interesin e shumë klubeve.

Së fundi në garë është futur edhe PSG, pasi sipas mediave franceze ,Sheikët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për fantazistin holandez, shifër kjo që nuk mund të refuzohet nga Ajaxi.

Për Van de Beek kanë shfaqur interes edhe klubet italiane si Interi, Milani dhe Napoli, por menaxheri i tij tha se për momentin fantazisti është i përqendruar të mbyllë sa më mirë sezonin.
Shtuar më 03/05/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori