I shënoi Italisë, sulmuesi i Spanjës i trembet kuqezinjve tanë
Vitolo ishte protagonistë në ndeshjen kundër Italisë , teka shënoi golin a avantazhit, i cili në fund nuk mund btë vlente më shumë se një pikë. Para ndeshjes ndaj kombëtares sonë, sulmuesi i Sevillas tregohet i kujdesshëm, duke vlerësuar ekipin tonë.

"Nuk është Italia, por do të luajmë ndaj një skuadre të mirë. Shqipëria nuk ka emër, por është një kundërshtar që të hap shumë punë, sidomos në fushën e saj. Duhet të përqendrohemi, përndryshe nuk do ta kemi aspak të lehtë.

Duhet të jemi më të motivuar ashtu si në ndeshjen kundër Italisë. Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe dhe varet shumë edhe kualifikimi ynë për në Botëror”, u shpreh sulmuesi i Sevillas./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori