Erling
Haaland pritet të largohet gjatë verës nga Borussia
Dortmundi.
Talenti norvegjez pas paraqitjeve fantastike ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura evropiane. Por sipas së përditshmes gjermane “Bild”, krerët e klubit gjerman dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e Haalandit.
Dortmundi thuhet se për ta liruar Haalandin do të kërkojë rreth 110 milionë
euro.
20-vjeçari u transferua te gjermanët në vitin 2020 nga Salzburgu për 45 milionë
euro.
Këtë sezon ka, ai shënuar 25 gola dhe ka dhënë shtatë asistime.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 16:14