I skadon kontrata, Milan me ide të qarta për yllin e Marseille
Raportime nga Spanja dhe Franca shkruajnë për një marrëveshje mes AC Milan dhe Florian Thauvin.

Kontrata e Thauvin skadon verën e ardhshme dhe i ka bërë me dije klubit se nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Drejtuesit e klubit francez duan rinovimin, me Milanin që është gati për të përfituar nga ndonjë mos-marrëveshje. Merkato e janarit do jetë ajo që do thotë shumë gjëra , të cilat kanë mbetur në ”ajër”.
Shtuar më 21/10/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori