"I thashë Manes të gjejë shtëpi", si dështoi kalimi i talentit te Liverpool
Merkato e dimrit, që sapo u mbyll ishte një nga më të varfrat ndonjëherë në dekadën e fundit. Pandemia ka mbyllur stadiumet dhe të ardhura e ekipeve nuk mund të mbulojnë as detyrimet e nevojshme financiare e jo më blerjen e lojtarëve.

Në janar Liverpool deshi Ismaila Sarr (22 vjeç, sulmues) dhe ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Ëatford për transferimin e senegalezit. Thierno Seydi, menaxheri i talentit afrikan tregon gjithë prapaskenat dhe zbulon se operacioni u anulua në momentet e fundit.

“Me Liverpoolin, disa ditë më parë, ne ishim në fazën e nënshkrimit të kontratës me Ismaila Sarr. Gjithçka ishte caktuar, paga mujore dhe kohëzgjatja e huazimit. Unë madje i kërkova Sadio Mane t’i gjente një apartament.

Por në fund të fundit, klubi anglez nuk mund të vendoste 40 milion euro në tryezë për të përfunduar këtë lëvizje. Kjo do të thotë se nëse klubet angleze, të cilat dikur ishin nikoqire të afatit kalimtar, kanë vështirësi në mbledhjen e fondeve, kriza e ka prekur thellë futbollin”, këmbëngul ai.
Shtuar më 12/02/2021, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori