I theu këmbën Gomesit, Tottenham merr vendim për Son
Në ndeshjen mes Evertonit dhe Tottenhamit, të luajtur në fundjavë, ka ndodhur një dëmtim i tmerrshëm.

Koreani Heung Min Son ka ndërhyrë ashpër dhe për pasojë i ka thyer këmbën lojtarit të Evertonit, Andre Gomes.

Gjyqtari Martin Atkinson e përjashtoi me karton të kuq, ndërsa Son me lot në sy u largua nga fusha e blertë.

Sipas rregullores në Premier Ligë, tashmë Son do të jetë i dënuar të mos luaj në dy ndeshjet e ardhshme.

Por Tottenhami nuk po pajtohet dhe ka apeluar vendimin ku kërkohet që t’i hiqet dënimi në mënyrë që Son të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Sheffield United.
Shtuar më 05/11/2019, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori