I theu rekordin, Drogba zbulon fjalët që i ka thënë Salah tek Chelsea
Pëlqej
Mohamed Salah këtë fundjavë theu rekordin e Didier Drogba-s sa i takon golave të shënuar nga një afrikan gjatë një sezoni në Premier League. Futbollisti i Liverpool para se të arrinte këto shifra të pabesueshme ka kaluar jo pak peripeci.

Këtë e vërteton një deklaratë e Drogba-s kohë më parë, kur dy futbollistët luanin bashkë te Chelsea. Në një intervistë Drogba shprehej: “Ka qenë një kohë kur ai më shkruante mua: ‘Nuk shënoi dot, nuk e di pse.’ Unë i thash: Është thjesht çështje kohe dhe vetëbesimi.

Kur ti ke besim, gjithçka mund të ndodhë dhe ju mund të shihni tani që ai po shënon gola.”

Salah ka rritur kuotën e 30 golavë në “Premier League” këtë sezon kur kanë mbetur ende edhe 4 javë për t’u luajtur. Ndjekësi më i afërt është Harry Kane me 25 gola. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori