I thirr kombëtarja, Pogba dhe Ndombele pozitiv me Covid-19
Didier Deschamp ka prezantuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Suedisë dhe Kroacisë.

Në listë nuk kanë qenë të përfshirë ylli i Manchester United, Paul Pogba dhe ai i Tottenham, Tanguy Ndombele.

Trajneri, kampion i botës ka njoftuar se dy futbollistët që luajnë në Premierligë nuk mund të bashkohen me skuadrën pasi që kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Ata do t’i nënshtrohen një izolimi derisa testi i tyre të dal negativ.
Shtuar më 27/08/2020, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori