I tregoi gishtin e mesin kundërshtarëve, çfarë rrezikon Calabria?
Gishti i mesit i ngritur drejt qiellit në fund të derbit, kur lojtarët e Milanit po përqafoheshin për të festuar fitoren ndaj Interit, mund t’i kushtojë skualifikimin Davide Calabrias.

Tifozët e Interit kanë shfryrë në rrjetet sociale sapo u publikua fotoja ofenduese dhe tani mbetet të shihet nëse zyrtarët e ndeshjet e kanë raportuar këtë veprim në te Gjykatësi Sportiv, që do të analizojë materialin që i është paraqitur në tryezë.

Calabria e festoi suksesin me një foto të tifozëve që shoqëruan autobusin e kuqezinjve për në "San Siro", shoqëruar me mesazhin: "E kuqe si zjarri. E zezë si frika që do t’u futim kundërshtarëve tanë. Ky është Milani".

Disa orë më vonë shpërtheu polemika në lidhje me veprimin e futbollistit pas derbit dhe rrezikun e pasojave. Nëse gishti i mesit (drejtuar kolegëve të Interit ose tifozëve kundërshtarë?) nuk është vërejtur nga gjyqtari ose bashkëpunëtorët e tij, Calabria do t’i shpëtojë rrezikut, pasi nuk është sjellje e dhunshme. Në fund të lojës për një sjellje të tillë nuk mund të kërkohen pamjet televizive.
Shtuar më 19/10/2020, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori