I tregon arbitrit: E bëra golin me dorë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Për Marius Ebbers, sulmues i ekipit gjerman të St. Pauli, fair play është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Në një ndeshje shumë të rëndësishme për Bundesliga 2, kundër Union Berlin, numri nëntë bën një gol shumë të rëndësishëm: atë të 2 me 1 që përforcon akoma më shumë vendin e katërt në klasifikim të ekipit të tij.

Arbitri e aprovon golin por ai nuk ja del që të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kështu, sulmuesi i shpjegon drejtuesit të garës se çfarë ndodhi. Goli anullohet mes duartrokitjeve të kundërshtarëve.

St. Pauli arriti gjithsesi të marrë tre pikëshin me një tjetër gol, këtë herë të rregullt, të realizuar pikërisht në fund të garës./albeu.com/
Shtuar më 12/04/2012, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Get Adobe Flash player