Tregon trupin pranë makinës luksoze, Ronaldo publikon super foton (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo është i njohur për koleksionin e madh të makinave të shtrenjta të cilat i posedon.

Superylli portugez njihet gjithshtu edhe për fizikun e jashtëzakonshëm, me të cilin tërheq vëmendjen sa herë që publikon imazhe të reja në rrjetet sociale.

35-vjeçari, i cili numëron mbi 233 milionë ndjekës në Instagram, në një prej postimeve të reja ka bërë një kombinim të të dyjave.

Ai ka pozuar i zhveshur në pjesën e sipërme, teksa ndodhet i mbështetur për Buggatin e tij të shtrenjtë që mban logon e tij ‘CR7’.

Kujtojmë që ditë më parë, Ronaldo ka shpenzuar 10 milionë euro për një tjetër Bugatti, gjegjësisht modelin Centodieci, nga i cili ekzistojnë vetëm edhe nëntë të tjera në gjithë botën.


Shtuar më 03/08/2020, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori