Ia kanë vënë syrin Hazardit, Conte ka një përgjigje për Realin dhe Barcelonën
Eden Hazard po shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Neymar, nëse ky i fundit transferohet te Paris Saint Germaini.

Për belgun, interesim ka shprehur edhe Real Madridi, i cili pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane.

Por, trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, thotë se lojtari është i lumtur në “Stamford Bridge” dhe do të vazhdojë ta veshë fanellën e Chelseat.

“Kam lexuar lajme për Hazardin që e lidhin me Real Madridin dhe Barcelonën. Kështu është tregu dhe duhet ta kuptojmë këtë”, tha fillimisht Conte.

“Por, ai është i lumtur që do të qëndrojë dhe do të luajë për Chelsean sezonin e ardhshëm. Unë nuk di asgjë tjetër rreth kësaj çështje”, u përgjigj më tej trajneri italian, kur u pyet për ofertat nga gjigantët spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori