"I'a këshillova CR7-ën Interit, por..."
"E kisha parë Cristiano Ronaldon në skuadrën e të rinjve të Sporting Lisbonës. Ma këshilloi një mik, ndaj vajta ta shihja. Lojtari më pëlqeu për klasin e tij dhe menjëherë ia komunikova Interit, i cili u vonua shumë…".

Ky detaj është rrëfyer nga ish-lojtari i Inter, Luis Suarez, në një intervistë për "Premium Calcio" në fund të finales së Kupës së Mbretit.

"Fluturova edhe një herë drejt Portugalisë për ta parë dhe mora me vete një video-kasetë për t’ia treguar klubit, që e pëlqeu lojtarin, por nuk luajti asnjë gisht për ta marrë. Tani jam i bindur që pengu nuk është i vogël, por shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më pengje të tilla për Inter", tha Suarez. /albeu.com/


Shtuar më 19/05/2013, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori