Ia quajtën të birin majmun, babai i Aubameyang konfliktohet me mediat gjermane
Pëlqej
Ka mjaftuar shprehja e pakënaqësisë së Aubameyang të Borusias së Dortmundit ndaj skuadrës për të ngjallur një debat të madh mbi racizmin në Gjermani.

Sulmuesi ka kërkuar që të largohet nga skuadra pasi nuk ndihej mirë aty duke bërë që një prej drejtuesve të klubit ta quajë këtë një "cirk majmunësh", gje që ka shkaktuar reagimin e babait të sulmuesit.

"Ka qenë një gazetar i çmendur ai që e ka cilësuar tim bir si një majmun. Mendoj se do t’i duhej sërish Hitleri që të zërë mënd. Ndoshta do të ishte më mirë nëse ky majmun dhe familja e tij të zhdukeshin nga Dortmundi"., -shprehet ai pasi një cilësim i njëjtë i ishte bërë të birit edhe në media. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori