Iannone përfundon jashtë piste, por Belen Rodriguez e ngushëllon pas garës (FOTO)

Belen Rodriguez nuk ka mundur të sjell fat për të dashurin, i cili dje ka nisur sezonin e ri në "MotoGp". Po flasim për Andrea Iannoen, i cili dje ka zhvilluar një garë mjaft të mirë në çmimin e madh të Katarit, por pak xhiro nga përfundimi i garës, ai gaboi duke goditur nga pas Marquez dhe më pas përfundoi jashtë pistës, raporton Albeu.

Para fillimit të garës në krahë të saj ishte e pranishme dhe Belen, e cila nuk mundi që t'i sillte shumë fat. Ndërkohë që pas garës sigurisht zemërimi ka qenë i madh, për të por mesa duket bukuroshja argjentinase i ka qëndruar pranë.

Pak pas përfundimit të garës ajo ka postuar një foto me veshje të brendshme "Lingerie"./albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori