IBF kërcënon Joshua, dorëzon titullin nëse nuk përballet me Pulev
Pëlqej
Boksieri britanik Anthony Joshua mund të humbasë titullin kampion bote të peshave të rënda në kategorinë IBF. Vendimi do të merret javën e ardhshme në një takim që menaxheri i boksierit do të zhvillojë me drejtuesit e IBF-së.

Kjo e fundit kërkon që Joshua të mbrojë titullin kampion ndaj Kubrat Pulev, por duket se britaniku ka të tjera plane. Joshua ka në a gjendën e tij revanshin me Klitschko ose një përballje me patriotin e tij Tyson Fury.

Ndërsa Pulev nuk është në listën e britanikut, që në rast se zgjedh një rival tjetër mund të humbasë titullin. Në këtë mënyrë mund të përsëritet e njëjta situatë si një vit më parë, kur IBF-ja i hoqi titullin Tyson Fury, që nuk preferoi rivalin e propozuar nga kjo e fundit, por vendosi për revanshin me Klitschkom, një duel që në fakt nuk u realizua.

Shtuar më 06/05/2017, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori