Ibra, 19 trëndafila për gazetaren që ofendoi
Autor i një ndeshjeje fantastike me një asist dhe një gol të shënuar kundër Lecces, por Zlatan Ibrahimoviç është disi i tensionuar pas humbjes me Arsenalin. Gjendja e tij e dobët emocionale është konfirmuar edhe pas sfidës së kampionatit të fituar me rezultatin 2-0, kur gjatë një deklarate “live” për rrjetin “Mediaset” ofendon në distancë gazetaren Vera Spadini të rrjetit “Sky Sport”, e cila e kishte ngacmuar disi suedezin lidhur me thashethemet mbi një sherr të mundshëm me trajnerin Allegri pas disfatës në Ligën e Kampioneve.

“Çfarë m… ke që shikon”, – i tha në distancë Ibra gazetares së bukur, së cilës nuk i kurseu as një goditje në fytyrë me llastikun e flokëve të tij. Por, pas faljeve të klubit të Milanit dhe një telefonate të Ibrës me vetë “viktimën” e tij, dje ka ardhur një tjetër gjest i bukur nga ana e sulmuesit kuqezi.

30-vjeçari i ka bërë një dhuratë romantike Vera Spadinit, duke i dërguar asaj 19 trëndafila të kuq, po aq sa edhe golat e tij të kampionat, në shenjë paqeje përfundimtare. Dhe padyshim, pas një gjesti të tillë, vështirë që të dy mos ta harrojmë episodin e ndodhur në stadiumin “San Siro”, pas sfidës së fituar me skuadrën e Lecces. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2012, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori