Ibra bën mrekullinë në Napoli, ngjit Milanin në krye i vetëm (VIDEO)

Milani rimerr sërish kreun e rënditjes në Serie A.

Një dygolësh i Zlatan Ibrahimoviç 20 dhe 54 i dha fitoren e rradhës kuqezinjëve në transfertën e Napolit, fitore që vjen pas rreth 6 vjetësh.

Për vendasit shënoi Mertens në minutën e 63, por pa i dhënë mundësinë ekipit të Gatussos të dalë me pikë nga kjo ndeshje pasi goditjen e K.O e dha talenti norvegjez Jens Petter Hauge, i cili në minutën e 95 shënoi golin e tretë për kuqezinjtë

Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke lënë pas Sassuolon me 18, Romën me 17, Juventusin me 16 dhe Interin me 15. Ndërsa Napoli ndalet në kuotën e 14 pikëve.

Sa i përket Ibrahimoviç, 39-vjeçari shkon në kuotën e 10 golave në 8 ndeshje duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 8 gola dhe Lukakun me 7.

Në minutën e 79, Ibrahimoviç la fushën pas një problemi në bicepsin femoral.

Në këtë ndeshje drejtohej nga ish mbrojtësi Bonnera pasi dy trajnerët janë të infektuar me Covid-19.

Duhet theksuar se, në 8 ndeshje kampionat Milani nuk e njeh ende aromën e humbjes, ashtu si Sassuolo dhe Juventus.
Shtuar më 22/11/2020, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori