"Ibra beson se është 'Zoti'"
Zlatan Ibrahimoviç "beson" se është Zoti. Kështu shprehet në një rrëfim për revistën sportive "FourFourTwo", shoku i skuadrës i suedezit te PSG, Marco Verrati.

Mesfushori italian tregon për një episod të ndodhur para ndeshjes me Lyonin në vitin 2013, ndeshje vendimtare për titullin kampion në Francë.

"Ishim pranë titullit kampion dhe përballë kishim Lyonin. Ancelotti dukej pak i tensionuar dhe Zlatan iu afrua dhe e pyeti nëse kishte besim tek Zoti. Trajneri u përgjigj ‘po’. Zlaton ia ktheu: Shumë mirë, ki besim tek unë dhe qetësohu", rrëfen Verrati.

Në fakt vetbesimi nuk i ka munguar asnjëherë bomberit suedez.

"Ai kështu është. Ka shumë besim tek vetja dhe aftësitë e tij dhe kjo e ndihmon që të jetë një kampion i madh. Tani jemi mësuar me golat e mrekullueshëm që bën dhe në stërvitje punon fort dhe ka një koordinim dhe fantazi që pak lojtarë e kanë", vijon Verrati.

Gjatë gjithë viteve të karrierës së tij Ibra ka kërkuar gjithmonë të jetë numri një, aq sa kur e zbritën në vendin e dytë të rënditjes së përgjithshme të sportistevë më popullorë në Suedi, deklaroi se ishte njësoj si të ishte i fundit. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori