Ibra: Derbi, shumë i rëndësishëm
Zlatan Ibrahimovic
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se derbi i kësaj jave që do të vërë përballë dy skuadrat e Milanos është shumë i rëndësishëm. "Më vjen keq që nuk mund të ndihmoj ekipin në këtë ndeshje për shkak të skualifikimit. Derbi është më i rëndësishëm se çdo ndeshje tjetër, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi, me 8 ndeshje të mbetura dhe vetëm 2 pikë diferencë nga Interi”, u shpreh Ibrahimovic për mediat suedeze.

“Nëse nuk fitojmë kampionatin, faji do të jetë i yni sepse jemi ekipi më i mirë në Itali, por fatkeqësisht kemi gabuar shumë”, shtoi sulmuesi suedez. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2011, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori