Ibra: Dikush më ndaloi që të fitoja Championsin në 2010-ën
Pëlqej
Zllatan Ibrahimoviç është shprehur se Pep Guardiola është përgjegjësi kryesor që Barcelona nuk arriti të fitontë Championsin në vitin 2010.

"Ne ishim padyshim skuadra më e mirë në botë, por për shkak të vendimeve të gabuara të dikujt dështuam të fitonim Championsin". u shpreh Ibra për Canal+.

Suedezi shtoi se nuk do të ishte dështim për të nëse ai nuk arrin që ta fitojë trofeun më prestigjoz në Europë.

Do të isha shumë i lumtur nëse arrij që ta fitojë, pasi kur të mbarosh karierën kthen kokën mbrapa për të parë trofet e fituar. Nëse e fitoj do të ishte madhështore, nëse jo nuk është ndonjë gjë e madhe", vijoi më tej sulmuesi.

Parisi dhe Barcelona do të ndeshen të martën në Parc des Princes. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori