Ibra: Do ta rrah Guardiolën nëse nuk transferohem te Milani
Zlatan Ibrahimoviç
Nga Barcelona vijnë reagimet e para pas publikimit të një pjese të autobiografisë së Zlatan Ibrahimovic nga gazeta suedeze "Afonblandet".

Në një intervistë për radion katalanase RAC1, zv/presidenti i klubit të Barcelonës, Carles Vilarrubi, ka zbuluar se në një bisedë me presidentin Rosell, në prani të agjentit të Ibrahimoviç, Mino Raiola, sulmuesi suedez kërcënoi se do të rrihte Pep Guardiolën para mediave nëse Barcelona nuk do të lejonte transferimin e tij tek Milani.

Raiola, agjenti i Ibrahimovic, sipas Vilarrubi, ka thënë në takim : “Ibra është nga ata që e bën, kini kujdes.” /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori