Ibra flet për të triumfin në Serie A: Unë besoj në Zlatan
Ibra ka folur për mundësinë që skuadra e tij të triumfoj në Serie A.

Suedezi gjatë intervistës për “SkySports” ka thënë se ai beson në veten e tij dhe ka pranuar se rikthimi i tij te “Rossonerët” e ka ndryshuar atë.

“Skudeto? Unë besoj në Zlatan. Jam shumë i lumtur për këtë Milan dhe për veten time. Kthimi te “Rossonerët” më ka ndryshuar shumë”, ka thënë Zlatan Ibrahimoviq pas fitores 0:2 ndaj Cagliarit.

Ndryshe, Milani ndodhet në vendin e parë në Serie A pas xhiros së 18-të duke grumbulluar 43 pikë, tri më shumë se Interi që zë vendin e dytë. /
Shtuar më 18/01/2021, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori