Ibra fton Milan në "altar"
Zërat kishin bërë xhirot e botës, duke pushtuar faqet e para të gazetave dhe revistave sportive më të lexuara në planet. Rruga e Zlatan Ibrahimoviç në Champions League ngjason disi me atë të ish trajnerit të tij Jose Mourinho me Real Madrid.

Disa zëra flisnin se sezonin tjetër Ibra do ti bashkohej Special One me qëllim triumfin në Europë. Por ka qënë vetë bomberi suedez, i cili nëpërmjet Aftonbladet, i ka dhënë fund thashethemeve duke premtuar dashuri të përjetshme për Milanin.

" Nuk iki sepse nuk kam nevojë ta bëjë diçka të tillë. Do të ishte bukur përjetimi i një sfide të re por unë jam përballur me disa në karrierën time dhe kam mësuar diçka: nëse je mirë në një vend, duhet të rrish. Dhe unë dua të rri këtu. Ndjehem mirë te Milan. Nuk mund të kem më shumë pasi këtu më trajtojnë në mënyrën më të mirë. Dua të rri te Milan". /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2012, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori