Ibra fton Rooney: Eja te PSG
Zlatan Ibrahimoviç i bëri thirrje Wayne Rooney që të bashkohet me të te Paris Saint Germain nëse vendos të lërë Manchester United. Kampionët pasanikë të Francës u përfolën si destinacioni i mundshëm për Rooney gjatë verës kur e ardhmja e sulmuesit në "Old Trafford" dukej e paqartë. Ibrahimoviç është një fans i madh i Rooney dhe e pranon se zërat që e lidhin yllin e Anglisë me një transferim te PSG ishin diçka e bukur për të.

"Kur ekzistonin zërat se Rooney mund të bashkohej me ne në Paris , mund të them se ishte një perspektivë që më emociononte. Unë besoj se ai e bëri të qartë gjatë verës se ai kërkonte një sfidë të re, dhe gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për Manchester United këtë sezon. Nëse ai dëshiron ende që të lëvizë verën e ardhshme, apo edhe në Janar, do ta nxisja qe të vinte dhe të luante me mua në Paris. Ky klub shkon vetëm në një drejtim, për lart", është shprehur Zlatan Ibrahimoviç.

Suedezi me origjinë boshnjake beson se ai mund të formonte një partnershiop fatal në sulm me Rooney nëse futbollisti i Manchester United do të transferohej në kryeqytetin francez.

"Nëse do të bashkohej me në do t’i duhej të mësohej me faktin që Zlatan shënon gola edhe më të bukur se të tijtë. Por unë nuk dua thjesht të luaj me futbollistë të mëdhenj. Unë dua të luaj me futbollistë që janë teknikisht të mëdhenj. Mund të punosh në aspektin teknik por nuk është dicka që mund të mësosh. Atë e ke ose nuk e ke dhe Roney është nga ata që janë teknikisht të mëdhenj", përfundon bomberi i PSG-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori