Ibra, golaso në stërvitjen e Camp NOU (VIDEO)
Zlatan Ibrahimoviç
Ibra frikëson Barcelonën. Bomberi suedez është i gatshëm ta marrë për dore Milanin e tij drejt gjysëmfinaleve të Champions League dhe të thyejë sot në Camp Nou kampionët në fuqi të Europës. Në seancën e sotme stërvitore të kuqezinjëve në stadiumin e Barcelonës, në vigjilje të ndeshjes së orës 20.45, Zlatan Ibrahimoviç shënoi një super gol.

Suedezi, kandidat i denjë për Topin e Artë, shënoi një gol të tillë që i lejon tifozët dhe drejtuesit e Milan se do të jetë ai që do ti bëjë suprizën më të pakëndshme ish tifozëve të tij katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori