Ibra i lumtur: Jam në qëndër të vëmëndjes
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në sezonin e tij të parë tek PSG, Zallatan Ibrohimovic po tregon se jo më kot është një nga futbollistët më të paguar në botë. Kuqeblutë, renditen në vendin e parë të Ligë 1 pasi kanë grumbulluar 38 pikë në 19 ndeshje, aq sa Lioni, që ka golaverazh më të dobët. Për suedezin perceptimi se kampionati francez nuk ëshët shumë i fortë, është i gabuar, pasi skuadra pariziene por sidomos vetë ai, trajtohen ashpër sidomos në ndeshjet në transfertë.

"E ndiej që jam gjithmonë në qendër të vëmendjes. Kudo që shkoj njerëzit merren me gjërat më të vogla që bëj. Por më duhet të mësohem me këtë sepse Psg tashmë është shndërruar në një skuadër e madhe. Kështu janë gjërat dhe nuk është se shqetësohem shumë. Nëse kërkon të jesh në majë, duhet ta pranosh edhe trajtimin e veçantë", është shprehur suedezi.

Ibra thekson se të gjitha skuadrat e kampionatit francez e kanë synim të vecantë të ndalin skuadrën pariziene.

Të gjitë duan të na fusin shkopinj nën rrota, për të na penguar në arritjen e objektivave, por ne nuk do të ndalemi, do të vijojmë në rrugën tonë.

Ibrahimoviç veçoi 20-vjeçarin italian Marco Verrattin, si lojtarin që e ka befasuar që nga momenti kur shkeli në Parc de Prins.

Lojtari që më ka surprizuar më shumë që në fillim të sezonit është Marko Verrati. Edhe pse unë kam luajtur në Itali sezonin e kaluar, nuk e kam njohur më parë, sepse ai ishte pjesë e Peskarës së Serisë B. Ai ka shumë talent, por thjesht kërkon më shumë kohë për të treguar më të mirën e tij. Njerëzit nuk duhet të harrojnë se është vetëm 20 vjec.”

Zllatan Ibrahimoviç ka shënuar 18 gola në 16 ndeshje ku është aktivizuar në kampionatin francez. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori