Ibra: Jam më i forti në botë
Pëlqej
Zlatan Ibrahimoviç
“Sa mendoj se do të luaj akoma? Maksimumi tre vjet. Futbollin duhet ta lësh pa të rënë forma ende.”. Kështu rrëfehet Ibrahimovic dhe zbulon programin e së ardhmes. Më pas ai korrigjohet nëpërmjet faqes zyrtare të Milanit. “Nuk është qëllimi im të ndaloj së luajturi pas tre vjetësh edhe pse kam një kontratë me Milanin që më skadon në vitin 2014”.

Dhe fjalët e tij për Mourinhon, “Nuk më ka thënë asnjëherë se si e mori vendimin për të më shitur tek Barcelona”, Ibra i ka përgënjeshtruar duke sqaruar se kalimin tek Barcelona e ka kërkuar ai vetë.

Ibra gjithashtu e quan veten futbollistin më të mirë në botë. “Ndjehem lojatri më i fortë në botë? Po, padyshim. Nëse nuk futesh në fushë me këtë mendim, nuk jep asnjëherë maksimumin. Për mua nuk ekziston i dyti. (albeu.com)
Shtuar më 30/11/2010, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori