Ibra kërkon leje qëndrimi në SHBA
Tashmë lamtumira e 33-vjeçarit nga Paris Saint Germain në verë duket më pranë sidomos pas polemikave të muajve të fundit ku Ibrahimovic shprehu gjithë pakënaqësinë e tij ndaj shtetit francez dhe federatës së futbollit.

Së fundmi është folur edhe për një transferim të mundshëm të Ibras te Galatasaray por një opsion i tillë është hedhur poshtë nga "Aftonbladet". Sipas gazetës suedeze, Ibrahimoviç s ëbashku me një person nga stafi i tij është parë ti drejtohet ambasadës amerikane që ndodhet në Paris 19 marsin e shkuar pikërisht për të nisur procedurat për të marrë lejen qëndrimit për në kontinentin amerikan.

Shtalarti 33-vjeçar ka një kontratë me Paris Saint Germain deri në verën e vitit 2016 por lamtumira e tij nga "Parc des Princes" mund të përshpejtohet.

Tashmë gjithçka është në dorë të menaxherit të tij Mino Raiola për ti mundësuar Zlatanit një tjetër kontratë milionere. New Yorku apo Los Angelesi për Ibrën nuk ka shumë rëndësi pasi në këtë moment të karrierës primare për të janë të ardhurat. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori