Ibra kërkon rikthimin në Kombëtare: Botërori nuk është i njëjtë pa mua
Zlatan Ibrahimovic nuk ka asnjë dyshim dhe e thotë me bindje se don të jetë në Botëro.

Sipas Ibrës pa të kompeticioni që do të zhvillohet në Rusi këtë verë nuk do të ishte i njëjti dhe madje nuk do të kishte kuptim. I ftuar në një televizion amerikan, Ibrahimovic deklaroi: “ Sigurisht që do të shkoj në Botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte një Kupë Bote”.

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy në 3 ndeshjet e tij të para me skuadrën kaliforniane ka realizuar 3 gola edhe pse dy prej tyre i ka nisur nga stoli. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori