Ibra këtë herë e kam me gazetarët suedezë: Janë racistë
Zlatan Ibrahimovic ka sulmuer ashpër mediat suedeze në një intervistë të dhënë për “Canal Plus”.

Sulmuesi i Manchester United thekson se në vendin e tij gazetarët janë racistë dhe se e kanë të vështirë ta pranojnë origjinën e tij sllave.

“Në Suedi janë shumë racistë. Mediat më sulmojnë sepse nuk arrijnë ta pranojnë që unë jam Ibrahimovic dhe origjina ime është sllave. Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte gabimet e mia, do ta mbronin me forcë. Është çështje racizmi, ndoshta i pavetëdijshëm, por ekziston. Ja 100% i sigurt për këtë. Nëse mbiemri im do të ishte Andersson ose Svensson, mund të grabisja një bankë dhe sërish do të më mbronin.”/albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori