Ibra lavdëron talentin që firmosi me Bayernin
zlatan chicago
Sulmuesi i La Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç ka vetëm fjalë të mira për lojtarin më të ri të Bayern Mynih, Alphonso Davies. Suedezsi u përball me Davies këtë fundjavë në kampionatin amerikan ku La Galasxy fitoi me shifrat e thella 3-0 ndaj Vancouver Whitecaps ku dhe aktivizohet blerja më e re e bavarezëve.

Pas ndeshjes ibrahimoviç tha: “Davies është një lojtar i mirë pasi Bayerni nuk firmos me lojtarë të pa talentuar. Ai do të mësojë shumë te një klub si Bayern Mynih me histori dhe traditë. Shpresëoj që kur të shkojë te kampionët e Gjermanisë të jetë i fortë mendërisht pasi konkurrenca do të jetë tepër e madhe”, tha Ibraimoviç.

Kujtojmë që Bayerni ka paguar plot 14 mln euro në arkat e Vancouver për talentin kanadez. Ai do të kalojë te gjigandi bavarez në merkaton e janarit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori