Nuk ishte në fushë, por njësoj si shokët e tij të skuadrës nuk i kanë pëlqyer vendimet e arbitrit Tagliavento dhe ndihmësve të tij: Zlatan Ibrahimoviç flet nga grumbullimi me kombëtaren e Suedisë për ndeshjen e së shtunës mes
Milan dhe Juventus.
Bomberi me origjinë boshnjake foli për polemikat e hapura në Itali pas kësaj ndeshje dhe veçanërisht për
golin e anulluar të Sulley
Muntarit.
Sulmuesi i
Milan, siç raporton "Gazzetta.it", ka lëshuar një batutë të shpejtë por tejet të zgjuar: " Goli i
Muntarit i mos parë nga arbitri anësor është një
tragjedi për
futbollin". /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012,
ora 17:23