Ibra: Milan nuk ka para për merkato
"Do të respektoj kontratën me Milan". Zlatan Ibrahimoviç provon të shuajë zërat për një largim të tij të mundshëm nga kuqezinjtë, edhe pse nuk përjashton asnjë mundësi. Deklarata e sulmuesit kuqezi erdhi gjatë konferencës për shtyp teksa është i grumbulluar me Kombëtaren me tij.

"Zërat e merkatos? Duhet shkruar diçka. Kam një kontratë me Milan dhe kam ndërmend ta respektoj. Gjithçka mund të ndodhë por për momentin nuk ka asgjë. Ndjehem mirë te Milan dhe do të respektoj kontratën. Problemi i Milan është ekonomik, pasi nuk ka para për të bërë blerje. Deri tani kanë ardhur dy por mund të vijë edhe i treti. Por sa më shumë të luash bashkë, aq më shumë përmirësohesh. Chelsea nuk ishte skuadra më e fortë por fitoi", u shprej gjigandi suedez. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori