Ibra: Milan pa kualitet
Gjatë një interviste për "Eurosport", Zlatan Ibrahimoviç i rikthehet krahasimit mes ish skuadrës së tij Milanit, ku fitoi edhe një itull kampion dhe asaj të re PSG-së, e cila po kryeson Ligue I.

Për Ibrën nuk ka dyshime: klubi parizien është më i fortë se kuqezinjtë, pavarësisht historisë së tyre madhështore.

"Besoj se kjo skuadër është më e fortë se Milani. Kjo është një nga arsyet pse zgjodha PSG-në. Me mbërritjen time dhe të Thiago Silvas por edhe lojtarëve të tjerë të rëndësishëm, PSG ka rritur shumë nivelin dhe kualitetin. Në të njëjtën kohë Milani e ka humbur. Unë e besoj ëndrrën që drejtuesit dhe tifozët kanë për këtë skuadër, që të mund të bëhet një prej ekipeve më të mira, jo vetëm të Europës por edhe të Botës, por për ta realizuar këtë duhet të fitojmë. Për të fituar siç të gjithë e dime, nevojiten golat dhe deri tani tek PSG ata nuk kanë munguar. 7 të tillë të relaizuar në Ligue 1 dhe 1 në Champions. Çdo vit përpiqem që të përmirësoj rekordin tim, vijoi Ibra. Realizova 35 gola tek Milani sezonin e shkuar dhe këtë vit do të jap maksimumin që të shënoj edhe më shumë. Gjithsesi, objektivi im personal nuk është parësor, më e rëndësishmja dhe primare për mua janë trofetë në fund të sezonit", përfundoi bomberi suedez. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2012, ora 09:26
KS Burreli
e Hënë 1 Tetor 2012, Ora 09:51
NUK WSHTW PSG NW VEND TW PARW WSHTW MARSEJA ME PIKE TE PLOTA
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori