Ibra: Mourinjo më transformoi nga mace në luan
Zllatan Ibrahimovic në cdo dalje mediatike lëshon perla që shërbejnë si lëndë e parë për gazetarët. Në një intervistë për BBC, sulmuesi i Paris Saint Zhermen iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë sic e ka zakon, të gjitha pyetjeve që iu drejtuan, ku njëra kishte të bënte me shumë 100 milionë euro që Reali i Madridit zhpenzoi për Gareth Bale.

"Asnjë futbollist nuk është aq i mirë për t’u vlerësuar 100 milionë euro. Kalimi i Gareth Bale te Reali i Madridit i ngjak tranferimit tim te Barcelona. Cmimi i një futbollisti rritet nga mediat, ndërsa klubi që është i interesuar për të blerë verbohet nga ideja që po afron një emër të madh. Bale do të ketë shumë presion në Santiago Bernabeu. Edhe Zinedin Zidan fillimisht është vërshëllyer nga tifozët e Realit. Nëse kjo ka ndodhur me një nga mesfushorët më të mirë të historisë futbollit.... Bale duhet të ketë shumë durim" u shpreh ai.

Durim duhet të kenë edhe tifozët e Premier Ligës, ose më saktë ata që ëndërrojnë ta shohin gigantin suedez në kampionatin anglez, sepse 31-vjecari nuk e përjashton mundësinë për ta mbyllur karrierën në kryeqytetin francez. Zllatan nuk ka hezituar kurrë për të shigjetuar Pep Guardiolën, por ka trajnerë të tjerë që kanë lënë gjurmë positive në karrierën e tij.
"Kapelo më injektoi mentalitetin e fituesit, ndërsa Mourinjo më transformoi nga mace në luan. Ai nxorri nga unë atë që anjë trajner tjetër nuk e kishte bërë më parë."
Shtuar më 12/09/2013, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori